Në 5 datat më të rëndësishme të jetës së saj, këngëtarja kosovare cek 14 shkurtin kur fitoi Vetëvendosje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, duke cekur momente të ndryshme nga jeta private dhe ajo profesionale.

Teksa citoi se për të, të rëndësishme janë datat si ajo e kthimit në Kosovë pas përfundimit të luftë, e kurorëzimit, e ditëlindjes së bashkëshortit dhe djalit të saj si dhe data e lansimit të albumit “Sadist”, Mimoza befasoi duke shtuar në fund edhe një datë të këtij viti.

Ajo përmendi 14 shkurtin si një nga pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, por nuk e kishte fjalën për Shën Valentinin.

Këngëtarja Mustafa tha se data 14 shkurt 2021 për të është e rëndësishme, pasi në këtë ditë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku fituese doli partia që ajo e përkrah, Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë nuk jam nga ata që e dua vetëm ndryshimin, unë prej shumë vitesh jam me Lëvizjen Vetëvendosje, e votoj që 10 vite. Dhe unë mendoj që ky ndryshimi që na ka ardhur ka qenë i domosdoshëm, pra ka pasur shumë pakënaqësi, gjendja e rëndë ekonomike, pastaj politika e vjetër e cila veç po shihet. Mandej unë e kam përjetuar shumë keq edhe rënien e qeverisë si një qytetare në kohë të pandemisë, pra ka qenë e rëndë jo veç për mua, po për shumicën. Unë jam një simpatizuese shumë e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje. Kam ditur të jem edhe shumë tifozë ndoshta me shoqërinë ose me familjen kur kemi diskutuar, dhe i kam mbrojtur qëndrimet e mia”, ka thënë Mimoza.

Ndërkohë e pyetur nga prezantuesja e emisionit se nëse e sheh veten në ndonjë të ardhme në politikë duke garuar për ndonjë post politik, Mustafa e mohoi një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *