Saranda Bogujevci: S’kam thënë që do t’i fitonim zgjedhjet edhe pa Vjosa Osmanin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka thënë se intervista e saj mbrëmë në një televizion është keqinterpretuar, raporton Gazeta Express.

Bogujevci tha se nuk është e vërtetë se ka thënë që “Vetëvendosje do të shënonte fitoren e njëjtë edhe pa Vjosa Osmanin”. 

“Nga intervista ime mbrëmë në emisionin Infomagazine, disa portale paskan nxjejrre tituj e lajme që kinse unë paskam thënë së ne do t’i fitonim zgjedhjejt edhe pa Vjosa Osmanin. Kjo nuk është e vertetë, e nuk ka të bëjë as me interpretimin e asaj që unë kam thënë. Kjo është thjeshtë një fushatë e vrazhdë që po vazhdon t’i bëhet znj. Osmanit”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se sa i përket Vjosa Osmanit, kanë folur populli në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ne mund të themi çfarë të duam, por asgje nuk nuk mund të shkoj përtej fjalës së popullit. E sa i përket znj. Osmani, populli tashme ka folur dhe atë bindshëm në zgjedhjejt e 14 shkurtit”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *