Challandes: Për ta ndalur Ibrën duhen 11 lojtarë

Kombëtarja e Suedisë ka arritur sot në Prishtinë.

Zlatan Ibrahimoviq është ndër futbollistët më të mëdhenj që e ka shkelur tokën e Kosovës – pa e harruar edhe brazilianin Ronaldo, por i cili pati mision tjetër menjëherë pas lufte.

Qëllimi i boshnjako-suedezit tani është ta mposhtë Kosovën.

Ibrahimoviq u pyet nga gazetari i Klan Kosovës për pritjet nga përballja me Kosovën, por nuk u ndal. Një gjë të tillë nuk e bëri as për një tifoz të ekipit Milan që i doli në pritë.

Gjatë ditës futbollistët e Kombëtares së Suedisë nën masa sigurie u rehatuan në hotel në një lagje të Prishtinës, e më pas u transferuan në stadiumin “Fadil Vokrri” për stërvitje, aty ku të dielën luajnë ndeshjen ndaj Kosovës e cila është e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Pas kësaj, Kosova pati konferencë ku foli timonieri Bernard Challandes.

“Do të luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj që Suedia është ndër ekipet më të mira në botë. Për të arritur diçka në këtë përballje duhet të kemi një paraqitje shumë të mirë. Kemi probleme me lëndime dhe kjo e bën edhe më të vështirë”, tha ai.

Selektori i Suedisë tha se në Kosovë kanë ardhur vetëm për pikë të plota.

Kosovë – Suedi zhvillohet të dielën në Fadil Vokrri nga ora 20:45, pa shikues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *